Nga: Corrado Ocone

Mendoj se ka ardhur momenti, për ti bërë elozhe Melania Trump, të 45-ës zonjë të parë të Amerikës. Për ta bërë atë mbi të gjitha për dinjitetin dhe dekorin, qetësinë dhe stilin, me të cilin ajo përballoi rolin e saj, i cili nuk ishte aspak i lehtë duke pasur parasysh moskokëçarjet dhe daljet shpesh nga kufijtë të bashkëshortes së presidentit dhe duke konsideruar shembullin jo-edifikues që kishte në atë që e kishte paraprirë, dmth Michelle Obama.

Të jetë e qartë, këtu nuk duam të bëjmë një diskutim që lidh gruan në qoshen e saj, siç do të thoshte menjëherë feminizmi fals i së majtës. Thjesht do të thotë të kuptohet që, ndërsa solonët e kampit tjetër pretendojnë të na mësojnë vetëm kur u përshtatet atyre, demokracia dhe ajo amerikane mbi të gjitha, përbëhet nga forma, liturgji, madje edhe rite. Dhe ajo e zonjës së parë është një rol simbolik si kurrë më parë sepse kujton traditën dhe vlerat e saj, e cila për një “popull pa histori” është një çimento shoqërore jo indiferente. Duhet respektuar roli, pavarësisht nga gjinia, ashtu siç respektuan, (për të dhënë vetëm dy shembuj), burrin e Margareth Thatcherit, në atë kohë, dhe Angela Merkelit, ende sot. Të respektosh rolin do të thotë gjithashtu të kesh respekt për bashkëqytetarët e tu që nuk kanë votuar për bashkëshorten e presidentit dhe që për këtë arsye nuk duhet ta shohin një person të tillë patjetër duke bërë politikë ose duke u përgatitur, duke përdorur bashkëshortin, karrierën e tij politike (siç bëri Klinton dhe si, natyrisht siç kuptohet një mijë milje larg, bëri dhe vazhdon të bëjë Obama).

Nuk ishte e lehtë edhe sepse kishte sytë e një sistemi mediatik të orientuar vetëm nga njëra anë, i gatshëm për të kapur çdo defekt të vogël dhe njerëzor në mënyrë që të godiste presidentin përmes një pale të tretë. Dhe, duke mos hezituar për të arritur qëllimin, për të nxjerrë “seksizmin” më ekstrem, siç kanë bërë në katër vjet të gjithë ata që, pas një dore të mohuar ndaj Trump ose një fytyre më të zymtë zakonisht imagjinonin kush e di çfarë hatërmbetjesh ose mosmarrëveshjesh martesore. Madje duke harruar që e tyrja është një martesë e konsoliduar dhe e gjatë (pa llogaritur fejesën po aq të gjatë) dhe me një djalë, Barron, i cili, përkundër të gjithë respektit për të miturit, madje u tall për disa “Çrregullime” të sjelljes si adoleshent.

VERITAS.COM.AL