(FOTO: Pamje nga shtëpia e Naimit ku ndodhi krimi)
/Veritas.com.al/
Kushdo do të ishte ndalur, të kishte marrë frymë thellë dhe të ishte menduar “jam apo nuk jam në jetë?!”. Një baba ka varur dy fëmijët ë tij të vegjël. .. Pasi dikush të thotë ose diku lexon se ka ndodhur ajo që ndodhi, nuk mund ta marrësh si të vërtetë. Po e more si të vërtetë, atëherë ti që e beson “je i çmendur”.
Mirëpo, që nga para-mesnata kur ka ndodhur ngjarja e deri në këtë orë, janë bërë shumë “të “çmendur” që e kanë besuar dhe e kanë transmetuar ngjarjen e pashoqe në këtë botë. Në Korçë një prind mashkull vrau dy fëmijët e tij të mitur… pastaj ka vrarë veten, sigurisht, se çfarë mund të bënte tjetër. Kjo e dyta nuk është lajm. Sepse vetëvrasja këtu po bëhet si kafja e mëngjesit.
Por dy engjëjt ku shkuan?! Ata nuk dinin dhe nuk dinë asgjë akoma çfarë ndodhni me ta.
Mediat po përpiqen të nxjerrin lajme nga ngjarja e pashoqe, po tregojnë fakte, rrethana, etj. Po pse? Kujt i duhen? Ndonjë krimi tjetër për të mësuar skenat makabre të vrasjes së fëmijëve?
Po tregojnë se nga dy djemtë, vetëm njëri ishte i këtij babai. Babai është Naim Toshi ishte 41 vjeç, me një shtëpi të zakonshme në Korçë që shihet në fotografi. Me baba e me motër. I sapo kthyer nga emigrimi…
Çfarë ka këtu që e shtyu njeriun të bjerë në ferrin e pafund ku merr litarin e vret dy fëmijë?!
Njëri nga fëmijët ishte i gruas 24 vjeçare me të cilën ishte martuar. Ndërsa më i vogli mes dy të vegjëlve ishte edhe i këtij edhe i gruas së re.
Disa media lënë për të nënkuptuar se gruaja e re “ia solli shpirtin te hunda” burrit 41 vjeçar. Edhe mund të ketë ndodhur kështu. Por sa njerëz në çift ia sjellin te hunda tjetrit?! Por nuk mund të ndodhë tragjedia si kjo, asnjë tragjedi sado e vogël.
Mediat po sjellin foto se si ajo grua pozonte “sexi” për facebook, se si bënte selfie dhe bënte me dorë nga organet gjenitale… E pastaj? As kjo nuk bën lajm!
As fakti se gruaja nuk e dëgjoi kurrë burrin e saj, por shkoi të punojë në klubet e natës në Korçë?!
E pastaj?
Asgjë, asgjë nuk mund të përbëjë më lajm.
Lajmi mbi krimin dhe makabritetin zhvlerësohet pas kësaj që ndodhi në Korçë mbrëmë…
/Veritas.com.al/