Policia është në kërkim prej tre ditësh të Esat (Aleksandër) Dushajt, autorit të vrasjes së dy vëllezërve Shkambi në Postribë të Shkodrës. Ai ekzekutoi Adbulla dhe Skender Shkambin pasi nuk i kishin dhënë vajzën për nuse.Por kush është autori, ai kishte ai precendentë penalë, ai vëzhgohej nga policia?
Opinion.al ka mësuar fakte intersante rreth historisë së tij. Policia kishte kërkuar të vihej nën përgjim telefoni celular i Esat Dushajt por prokuroria ka refuzuar këtë kërkesë të policisë së shtetit. Burime konfidenciale dhe të sigurta i thanë opinion.al se Dushaj ka qenë person me precedentë penalë, i dënuar edhe për vjedhje. Ai dyshohej edhe për ngjarje të tjera, ndaj policia kishte kërkuar të mbahej në përgjim.
Nuk dihet se me çfarë argumenti prokuroria ka refuzuar policinë për rastin e Esat Dushajt. Gjithashtu nuk dihet se si oficeri i policisë së zonës e ka mbajtur nën monitorim këtë person, jo të panjohur për drejtësinë. (Ai mbante në shtëpi një automatik me të cilin ekzekutoi vëllezërit Shkambi).
Sakaq familja Shkambi e kishte një arsye pse nuk ia jepte vajzën për nuse Esat Dushajt. Siç shprehen banorë dhe familjarë, Skender Shkambi kishte dy vite që nuk e sillte vajzën në Shqipëri vetëm për shkak të këtij problemi me Esat Dushajn. Ai kishte refuzuar disa herë kandidatin për “dhëndërr” për shkak se ishte person i rrezikshëm dhe me emër jo të mirë në fshat.
04 Jan 2016