Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, thotë për De Telegraaf:

‘Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar- duke shtuar se – më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje’.

Partitë që janë kundër hapjes së negociatave në parlamentin holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet europiane.

Vetëm dy forca politike parlamentare janë pro hapjes së negociatave, D66 dhe GroenLinks. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim në Bashkimin Europian.

Veritas.com.al/

Image