Masa Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit në burg për 24 vjecarin Ritvan Zykaj, autor i masakrës së në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona.

Me një bluzë të bardhe, e pranga në duar, autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ku të pranishëm ishin gjyqtarja Esmeralda Habilaj, prokurori i çështjes Saimir Smaka si edhe Renato Mehmetaj, avokat i caktuar kryesisht nga shteti,  pasi asnjë avokat nuk pranoi të marrë përsipër dosjen në ngarkim të tij.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjeçarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor. Ndërsa familja e tij mësohet se ka braktisur fshatin pas tragjedisë.

Ritvan Zykaj, u arrestua mëngjesin e të shtunës, në një aksion të FNSH, Policisë e RENEA-s. 24 vjeçari nuk shfaqi pendesë për masakrën, ndërsa ironizoi me policët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar.

Veritas.com.al/