(FOTO: Llalla, Lu dhe Nishani- arkiv)/

Pas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme me akuza të rënda ndaj ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, presidenti Bujar Nishani ka thirrur me urgjencë kryeprokurorin.

Takimi u bë në ambientet e presidencës, ndërsa temë e tij ishte deklarata e fundit dhe marrëdhëniet me SHBA.

Prokurori i Përgjithshëm nuk ka zgjedhur rrugën publike për t’u mbrojtur nga ambasadori Lu, por ka shkuar direkt te kryetari i Shtetit, Nishani. Kjo është një zgjidhje e kujdesshme diplomatike, gjë që lë të nënkuptohet se sulmi i ambasadorit të SHBA mbi prokurorin do të ndiqet në rrugë diplomatike.

Të paktën, në këtë rast, ambasadori Lu ka konsumuar veprën e daljes nga korniza diplomatike dhe sulmin mbi institucionet parlamentare në një shtet sovran, siç është edhe Shqipëria. Gjithashtu, në sulmin personal të ambasadorit Lu kundër Prokurorit, dallohen sinjale të forta të pasionit dhe anësisë politike që e kanë shoqëruar ambasadorin Lu gjatë misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

Pyetja tani shtrohet: A do t’i drejtohet zoti Nishani administratës së re të presidentit Trump për të vënë në vend nderin e institucioneve kushtetuese shqiptare?  A do të shpallet Lu një person “a non grata” pas kësaj që bëri?

Nëse nuk do të ndodhë asgjë, atëherë shteti mbetet i cenuar kushtetutshmërisht.

/Veritas.com.al/