Presidenti Donald Trump do të shpallë sot, e mërkurë, se Shtetet e Bashkuara, zyrtarisht njohin Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit, dhe atëherë Departamenti i Shtetit do të nisë procesin e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem, nga Tel Aviv ku ndodhet sot.

Mund të mos jetë e qartë fillimisht pse ndryshimi i kësaj politike është kaq i rëndësishëm. Jerusalemi është, pas të gjithave, de facto kryeqytet i Izraelit.

Parlamenti Izraelit (Knesset) është atje, siç është zyra e kryeministrit, rezidenca e Presidentit, Gjykata Suppreme,d he të gjitha agjencitë ekzekutive.

Izraelitët e konsiderojnë Jerusalemin kryeqytet të tyre, pavarësisht nëse është i njohur apo jo si i tillë nga Shtetet e Bashkuara. Si një çështje praktike, ndryshimi është simbolik. Por si i tillë, kjo është shumë e rëndësishme.

Për të kuptuar pse është kaq e rëndësishme duhet kuptuar historia e qytetit.

Testamenti i Vjetër përshkruan në ‘2 Samuel 5’ se si Mbreti David e pushtoi qytetin dhe e bëri kryeqytet, para 3000 vjet.

Më poshtë përshkruhet në ‘1 Kings 8’ se si djali i Davidit, Mbreti Solomon, ndërtoi tempullin Shenjtë dhe instaloi Harkun e Marrëveshjes aty.

Që atëherë Izraelitët gjithnjë janë ballafaquar me Jerusalemin në lutjet e përditshme. Ai është qendra e besimit Cifut dhe bërthamë e historisë çifute.

Bibla, gjithashtu tregon historinë se si Hebrejtë ishin larguan për exil nga Jerusalemi prej Babilonasve, dhe më vonë u rikthyen për rindërtimin e Tempullit. Një exzil  tjetër ndodhi pas vitit 70 pas Krishtit, kur Romakët shkatërruan tempullin e Dytë dhe vetë qytetin.

Akoma, shumë hebrenj mbetën dhe hebrenjtë në gjithë botën u luten për 2000 vjet për kthimin në ‘Zion’. Hebrenjtë kanë qenë grupi etnik më i madh në Jerusalem për afërsisht 200 vjet, dhe maxhorancë që nga mesi is shekullit 19.

(Vijon…)

Veritas.com.al/