Akoma nuk ka gjë të shpallur publikisht pse janë takuar sot dy ‘personalitetet’ e zbulimit dhe të ndalimit të dhunës në vend, Demiraj dhe Visho Ajazi. Por që ka lidhje me aktet e fundit, të shpeshta- fatkeqësisht- të dhunës, kjo nuk mund të anashkalohet.

Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka takuar sot kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Mësohet  se takimi ka në qendër incidentet e ndodhura në fushatë ditët e fundit.

LSI ka akuzuar Policinë e Shtetit, që sipas saj i bindet urdhrave verbalë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Po sipas LSI, ministri i Brendshëm i PD-së duhet të reagojë për situatën elektorale, ku disa militantë janë dhunuar në fushatë.

Demiraj po kërkon informacion specifiknga shërbimi i Inteligjencës për incidentet e fushatës dhe reagimin e policisë.

Veritas.com.al/