Papa Francesku ka akorduar titullin e “Komandantit të Urdhërit Kalorsiak Papnor të Shën Gjergjit të Madh” për Lilianne Ploumen, një politikane Holandeze dhe agjitatore për të drejtat e Abortit.

Vitin e kaluar, Ploumen themeloi një organizatë pro- abortit të quajtur She Decides, e cila ofron financim dhe mbështetje për organizatat ndërkombëtare NGOs që sigurojnë, ndihmojnë ose bëjnë fushata pro abortit.

Në një email drejtuar Kumtarit Katolik, zonja Ploumen tha se ajo ishte “shumë e nderuar” nga medalja papnore, e cila iu dërgua përmes Ministrisë Holandeze të Punëve të Jashtme muajin e kaluar.

Në një intervistë me radion Holandeze, Ploumen tha se ajo shikonte nderimin si një shenjë  të papës pro- progresiv, si një njeri i aftë e i ditur për punën e saj në mbështetje të të drejtës së abortit.

Zonja  Ploumen tha se ky shpërblim erdhi pas disa investimeve personale në kontakt me Vatikanin, të cilin e sfidoi si “lobing”.

“Po, siç ju e dini, Vatikani, veçanërisht papa aktual, ka deri diku qëndrim të ngurtë kur vjen puna për të drejtat e vajzave dhe grave”, tha ajo.

Veritas.com.al/