Një 36-vjeçar nga fshati Brekije i Kukësit është sulmuar nga ariu sot në mëngjes, teksa po shkonte për në punë.
Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur u sulmua nga egërsira.
I riu ka pësuar dëmtime në trup dhe në sy, aktualisht është i shtruar në spitalin e Kukësit, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Banorët e zonës, ndërkohë kanë bërë apel për marrjen e masave, pasi arinjtë po bëhen rrezik për jetën e tyre, dhe pa pushim po dëmtojnë edhe kulturat bujqësore.
Veritas.com.al/