Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapaj është arrestuar nga policia pas vrasjes.
Nga raportimet e para thuhet se burri nuk donte që gruaja e tij të fillonte punën, siç kishte menduar ajo. Gruaja ishte gjithnjë e mbuluar, sipas riteve ekstreme të fesë islame.
Vetë Alketi raportohet se ishte një besimtar praktikant i fortë i fesë islame.
Policia njofton:
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”’-thuhet në njoftimin e policisë.
Veritas.com.al/