Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka thënë se vazhdimi i mëtejshëm i sanksioneve kundër Koresë së Veriut është ”i panevojshëm”, duke thënë se “ata më mirë hanë bar se heqin dorë nga programi bërthamor”.

Shtetet e Bashkuara tha të hënën se do të paraqesë një rezolutë për forcimin e mëtejshëm të sanksioneve në kuadër të provave të fundit bërthamore nga Koreja e Veriut të Dielën.

Zoti Putin tha gjithashtu se duke kërcënuar me ‘histeri ushtarake” mund të shkojmë drejt një katastrofe globale.

Ai tha se diplomacia është e vetmja përgjigje.

Veritas.com.al/