Presidenti Rus Vladimir Putin, nuk do të shkojë në Paris javën që vjen pasi nuk pranoi që të takojë Presidentin Holande që të flitet vetëm mbi Sirinë, tha për Reuters një burim nga zyra e Holande. Ky shënohet si përkeqësimi i fundit mes Moskës dhe Perëndimit.

Qeveria franceze është përgatitur për të bërë presione mbi Rusinë pasi Moska vuri veto mbi një draft rezolutë Francese në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zemërimi i tyre shkaktuar nga zona Aleppo në Siri, e mbajtur nga rebelët, i bëri që të rikonsiderohet pritja e Putinit me 19 Tetor.

“Sot në mëngjes u shfaqen papajtueshmi mes Kremlinit dhe Elysee rreth një vizite pune të Putin rreth çështjes së Sirisë; por duke përjashtuar çdo çështje tjetër  ku Holande do të ishte palë”- tha i njëjti burim.

“Në përgjigje të këtij propozimi, Rusia tha se donte ta shtynte vizitën e planifikuar për 19 Tetor”

Në axhendën e  liderit Rus ishte planifikuar inaugurimi i katedrales Ortodokse ruse dhe një vizitë në Ekspozitë  Artit Rus.

Ndërsa Franca ka thënë se është jetike të mbahet dialogu i pandërprerë me Moskën dhe jo të priten fijet; ngjarjet në Siri e kanë dëmtuar marrëdhënien mes dy palëve, duke mbështetur anët e kundërta në konflikt

Herët në mëngjesin e të Martës, ambasadori i Rusisë në Francë, Alexander Orlov ka thënë se Putin akoma do që ta vizitojë Francën më 19 tetor.