Presidenti rus Vladimir Putin thumboi anti-Brexiteers-at britanikë që bëjnë fushatë për një ri-përsëritje të referendumit të BE në konferencën e tij vjetore për shtyp në Moskë, duke pyetur: “A është kjo demokraci?”

Maratonat televizive të konferencave të shtypit te 66 vjeçarit te fuqishem kanë marrë pamjen e një atmosfere karnavalesh, pasi ato janë bërë një traditë vjetore, me dhjetëra gazetarë të pranishëm, disa të veshur me veshje të shkëlqyeshme ose me shenja tërheqëse për të terhequr vëmendjen e pritësit të tyre.

Ishte e pashmangshme që ai do të bënte një deklaratë mbi Brexit, pasi ka qëne akuzuar si fajtori kryesor pas votës së vitit 2016 për të lënë Bashkimin Europian nga teoricienë konspirativë si Damian Collins, Ben Bradshaw dhe gazetarja e Guardian / ObserverCarole “Codswallop” Cadwalladr, e përshkruar si “gruaja e çmendur mace” nga shefi i intervistave te BBC-së Andrew Neil.

Disa Remain-ers, të tillë si autori i ri i New Cold War, Edward Lucas, madje kanë aluduar në përralla te egra “që lundrojnë rreth qosheve më të zeza të Whitehall”, se donacionet e fushatës Brexit nga biznesmeni Arron Banks mund të jenë siguruar nga Putin në formën e gurëve të çmuar, me minierat e diamantit të themeluesit të “Leave EU” në Afrikën e Jugut dhe Lesoto, që janë ndërmarrrje fasade për tu “duartrokitur “.

Deklarimi i Presidentit Putin mbi natyrën antidemokratike të anti-Brexiteers, kur ajo erdhi, dukej se ishte hartuar me qëllimin qe te provokoje përkeqësim maksimal, duke pasur parasysh qëndrimin e tij aspak tolerant kundrejt politikës së opozitës.

“Referendumi u mbajt,” deklaroi hapur. “Çfarë mund të bëjë [Kryeministrja Theresa Maj]? Ajo duhet të përmbushë vullnetin e popullit të shprehur në referendum “.

Duke u kthyer në temën e fushatës për të ashtuquajturin “Votimi i Popullit”, i cili mori jetë si një lëvizje për një votim në termat e Brexit, por qe tani po shtyhet haptazi që të përmbyset, ai pyeti: “A nuk ishte një referendum? Dikush nuk e pëlqeu rezultatin, prandaj ta përsëritësh prape e prape ? A është kjo demokraci? Cila do të ishte pra pika e referendumit në radhë të parë dhe cili është sensi i demokracisë direkte? ”

Natyrisht, ky establishment i zjarrtë i Remainers si ish-sekretari i jashtëm i Laburisteve, David Miliband,i cili llomotiti se kjo ishte “një fyerje për Mbretërinë e Bashkuar që ai të na jape leksione ne mbi procesin tonë demokratik” në një linje të gjatë ne Twitter.

Veritas.com.al/