(FOTO: Deputeti Taulant Balla, socialist, duke përdorur vjedhurazi kartonat e deputetëve opozitarë në favor të partisë së tij)/
Edhe pse mësohet se Arta Marku- tashmë prokurore e Përgjithshme ka nxituar që nga Kuvendi drejt Shkodrës ku e pret një bebe e sapo lindur, kjo nuk do të thotë se asaj nuk do t’i kërkohet të ushtrojë rolin e fortë të Prokurores përballë çdo krimi.
Sot, ende pa mbaruar zgjedhja e zonjës Arta Marku në Kuvend, me një numër minimal deputetësh, me handikap përfaqësimi parlamentar, jashtë procesit të vettingut dhe përmes protestave, në media është shfaqur një foto që dëshmon krim penal:
Taulant Balla, kryetar i Grupit parlamentar të PS është kapur duke përdorur fshehurazi, kartat e deputetëve të Pd në opozitë, kinse po votojnë pro- prokurores. Falsifikimi në një akt të tillë kulmor përbën akoma më shumë- një krim. Madje ai ka ‘votuar’ edhe në emër të deputetit të PD, Tonin Frroku, i cili as ndodhet në Shqipëri; ai ndodhet pranë të birit në një spital evropian. Balla ka ‘votuar’ në vend të 3 deputetëve opozitarë, due kryer një krim brenda sallës së ligjvënësve.
Pyetja shtrohet:
Vallë a do të mund të ngrejë htim ‘kryesisht’ zonja Prokurore e Përgjithshme që u zgjodh sot përmes këtij procesi të degjeneruar? Gjasat janë se është e pamundur.
Por kjo është fillesa dhe kuintesenca e një Prokurorie që e ka mbytur krimi që në vezë. Nëse nuk hetohet ky krim, krimet e tjerë që kanë ndodhur dhe që do të ndodhin do të kenë shëndet të mirë nën këtë prokurore.
Veritas.com.al/