Një nga mediat me zë, “KosovaPress” njofton se treni që pritet të vijë sot në Mitrovicë, i nisur nga Beogradi. Sipas agjendës, treni është nisur nga Beogradi sot në ora 8:30, ndërsa pritet të arrijë rreth orës 19:30 në veri të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, hekurudhat e Serbisë “kanë organizuar sot vozitjen promocionale”- sipas medias, ndërsa prej datës 20 deri më 26 janar do të vihet në qarkullim linja e ashtuquajtur provuese, ku më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt.

“Me këtë tren nga Beogradi do të udhëtojnë përveç qytetarëve, edhe drejtori i zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, përfaqësues të Ministrisë së Komunikacionit dhe Infrastrukturës së Serbisë, si dhe drejtorët e sektorit të hekurudhave”, kanë thënë burimet.

Në anën tjetër, Prishtina zyrtare ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një linjë ilegale.

“Ndalojeni trenin ilegal” ka porositur kryenegociatorja Edita Tahiri përmes një letre dërguar BE-së gjatë ditës së djeshme.

Media flet edhe për një provokim nga ana e Serbisë, duke u bazuar në mbishkrimin në vagonët e tenit dhe fotot brenda në vagona. “Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e mbytur me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës- shkruan Kosova Press.-

Në tren sikundër shihni galerinë e fotove, janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si “Kosova është Serbi” në disa gjuhë, por duhet shënuar që këto janë edhe në gjuhën shqipe.

/Veritas..com.al/