Që sot, sipas marrëveshjes me BE-në, kufijtë shtetëror të Shqipërisë do të ruhen nga misioni i BE, Frontex. Vendi ynë është i pari që zbaton këtë masë. A do të ketë efekte pozitive në të ardhmen, apo do të renditemi në vendet e para që aplikuam politikën liberale të ‘kufijve të hapur’? Ky është problemi.
Pretendimi tjetër është se nën ruajtjen e policisë së BE, vendi ynë do të jetë edhe më i garantuar në kufi kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së operacionit të misionit “FRONTEX” në Shqipëri, i zgjedhur si i pari vend në rajon që nënshkruan me BE një marrëveshje të këtij formati tha se ky bashkëpunim do të shtojë sigurinë mes kufijve të Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
Ai shtoi se ky mision do të ketë sukses të padiskutueshëm, ndërsa shtoi se ky angazhim do të shtojë më tej lirinë mes vendeve.
“Fillimi i misionit të përbashkët shënoni një moment shumë të rëndësishme të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ky mision rrit sigurinë e kufijve tanë. Çdo investim për siguri duhet të shtojë edhe më shumë lirinë. Rojet nga vendet e BE do të bashkëpunojnë me rojet tanë në të gjithë rolet e tyre. Nëse dikur këto kufij ishin izolim për vendin tonë, ata tashmë po shtrohen në ura komunikim tejet intensiv.
Kurba e hyrje daljeve e personave po vjen në rritje. Krahas rritjes së turistëve, kanë tentuar migrantët ta përdorin Shqipërinë drejt vendeve të BE. Edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të jetë prezent. Me këtë operacion do të rrisim bashkëpunimin me Frontex dhe vendet e tjera si dhe do rrisim besimin mes Policës Europiane dhe atyre Europiane. Ky model bashkëpunimi po shërben si potencial për të vijuar bashkëpunimet edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme dhe Policia është e angazhuar për të dhënë kontributin në këtë mision. Ky operacion fillon sot dhe për suksesin e tij nuk mund të këtë asnjë pikë dyshimi.”-tha Lleshaj.
Komisioneri i BE për kufijtë, Dimitris Avramopoulos, tha se misioni i Frontex në Shqipëri, është një etapë e re e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së.
“E dimë që sot jemi këtu për të celebruar një ngjarje të rëndësishme një etapë të re për Shqipërinë e BE. 6 muaj më parë në Tiranë nënshkrova marrëveshjen këtë marrëveshje statusore me këtë komb të madh për menaxhimin e kufirit. Kjo marrëveshja është e para dhe e vetmja e këtij lloji, desha ta theksoj është operacioni i parë në botë, me një vend jo shtet anëtar të BE. Kjo jo vetëm shënon një fazë të re mes BE e Ballkanit por është edhe një hap më tej drejt operacionalizimit të agjencisë. Mënyra e vetme është të punojmë ngushtësisht së bashku si fqinj e parnter’, tha komisioneri.
Veritas.com.al/