Nga: Jozefina Topalli/Fb/

70% e anëtarësisë së PD nuk kanë marrë pjesë në farsën e Lulzim Bashës. Ata e kanë refuzuar me shumë përçmim.

Lulzim Bashën nuk e ka uruar askush (përveç Kukanit) edhe pse kanë kaluar tashmë 5 ditë.

Që nga koha e çadrës kanë ndodhur shumë ngjarje.

Lulzim Basha jo vetëm humbi zgjedhjet, por gjunjëzoi PD me një rezultat ku i mungonin 230 mijë vota ose 35% e votave nga 2013.

Lista Basha mori më pak vota edhe se në 1997 kur nuk kishim komisionerë dhe nuk shkelnim në gjysmën e vendit, ose mori sa gjysma e mandateve që PD mori në 2009.

Rezultati i 25 qershorit 2017 është humbja më e madhe historike jo vetëm e PD, por e gjithë forcave politike shqiptare në 3 dekada.

Por edhe pas këtij rezultati hutues e katastrofik LB nuk dha dorëheqjen siç e kërkon rregulli demokratik, morali dhe siç ndodh në çdo vend normal demokratik të botës; Ai shkeli dhe mbi precedentin e standardin e PD kur Sali Berisha dha dorëheqjen edhe pse kishte marrë çerek milion vota më shumë se pasardhësi i tij.

LB shpalli vetëngrirjen nën shembullin e deputetit të PS-së Armando Prenga, pasi ky i fundit qëlloi me armë në komisariatin e policisë mbi qytetarët e tij.

Pas kësaj , thua se kishte fituar dhe jo pësuar disfatën e paralajmëruar, ai nisi një proces farsë- blic 3 javor në shkelje të dhunshme e flagrante të dispozitave të tëra të Statutit të PD për grabitjen e karriges së kryetarit të PD.

Procesi do mbyllej me urgjencë, që askush të mos kishte kohë të pyeste e të analizonte se pse munguan 230 mijë vota; që askush të mos ngrinte çështjen e marrëveshjes së fshehtë te tij me Edi Ramën, që askush të mos merrte përgjigje se pse LB merrte vendime personale pa konsultuar asnjë forum te PD nga qendra ne dege… etj

Procesi farse nisi me një urdhër antistatuor te LB kur ia la dy nënkryetareve demek menaxhimin e procesit; Farsa e zgjedhjes do behej pa kod zgjedhor qe sipas statutit duhej te miratohej nga KK, pa liste te publikuar te anëtarësisë, me një Komision te besuarish te tij personal qe te kujtonin KQZ e 2001 ku anëtaret ishin 7:0 për pushtetin.

Kryetar i KQZ te farsës ishte vete Lulzim Basha nën shëmbëlltyrën e Mark Abdise te PS se kohes.

Ashtu si gjate fushatës kur sheshet ishin bosh, takimet e Bashes ne parti ishin te braktisura nga anteresia.

LB i kapur nga paniku i bojkotit te demokrateve ,filloi betejen e jetes dhe urdheroi mbushjen e kutive , fallsifikimin e firmave dhe te kryqave mbi katrorin e tij.

Nga nje anetar nje vote procesi u kthye ne cirkun e votimit nje anetar disa vota.

22 korriku ishte vetem fundi i komedise se grabitjes se karriges se kryetarit .

Vetem me LB mund te ndodhe , qe te rritet e shumefishohet shifra e pjesemarrjes ne votime kur kembe njeriu nuk shkel tek qendra e votimit(sic ka ndodhur pothuaj ne gjithe territorin pas dreke , per rreth 5 ore kur askush nuk levizte as ne qytet dhe as hynte ne dege te PD).

Vetem LB mund te rimarre karrigen kur ne ata qarqe ku eshte zhytur ne zgjedhje politike, fallsifikon pjesemarrje me 60% , nderkohe qe ne te vetmin qark qe ka fituar me 25 qershor me 60% , pjesemarrja reale me 22 korrik eshte vetem 30% .

Vetem LB mund te urdheroje shtimin fals tenrreth 30 mije votave ne ” garen” partiake, kur ne zgjedhje politike humb me 230 mije vota;

Vetem LB , ne vetmine e braktisjes nga te gjithe , mund te shpall vehten kryetar ne nje konference shtypi pa asnje njeri as ne krah,as ne salle e as ne oborr.

Ne fakt me 22 korrik , 70% e anetaresise se PD kane bojkotuar me perçmim farsen e Lulzim Bashes.

LB sot eshte Kryetar i delegjitimuar.

Ai sot mban vulen e turpit e ulet mbi karrigen e grabitur te PD, parti te cilen e e asgjesoi me gjakftohtesine e te vetengrimit.

Ne kronike do hyje si eksperimenti me i deshtuar i politikes shqiptare , qe shenoi humbjen me te madhe te forces se vet politike dhe qe shkruajti ( fallsifikoi si) fitoren me te madhe me mbi 90% brenda farses se brendshme partiake.

Prandaj qytetaret me ironi e quajne Mr. 90%.

Ndaj Lulzim Bashen nuk ka marre asnje urim.

(me perjashtim te Kukanit)

Veritas.com.al/