Qëllohet me armë ndaj një aktivisti të LSI-së në Shëngjin. Personi në fjalë që raportohet si Florian Bushku nga mediat ka marrë plagë dhe është dërguar në spital.

Burimet thanë se Bushku është jashtë rrezikut për jetën.

LSI deklaroi si Bushku ishte nga radhët e saj. Ai u konfliktua me disa persona jashtë qendrës së votimit të ngritur në shkollën e Shëngjinit. Ata ishin të armatosur dhe e kanë goditur vetëm me qytën e armës.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet.

Veritas.com.al/