Frrok Çupi/
Qetësia e ‘Çadrës’ është e rremë. Duket se protestuesit e lënë Çadrën me pak njerëz, me disa lojtarë shahu dhe me profil të ulët, pikërisht me qëllim që të ‘mos duken’. Qeveria, sidomos kryeministri , e kanë ‘ngrënë’ qetësinë si të vërtetë. Edhe ai ka ngritur një ‘çadër’ ku është strehuar, por jo në profil të ulët. Ky është ‘Twitter’ ose Facebook. Kryeministri tregon armiqësi, të cilën e shpreh sa me kërcënime edhe me provokime ndaj Opozitës që është vendosur në Çadrën e Lirisë.
Aktorët e tjerë janë harruar; duket sikur ‘Teatri’ nuk ka më as rekuizitë, as gardërobë, as hamenj të skenës, as aktorë…
Dita e fundit e shfaqjes së Çadrës ishte sot në mesditë. Ish- kryeministri Berisha, lider prej dy dekadash dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike, sot ka mbajtur një fjalim para Çadrës duke bërë lidhje me seancën e munguar plenare të Kuvendit. Ai i është drejtuar shtetit si t’i drejtohej nga foltorja e Kuvendit, duke paralajmëruar çfarë mund të ndodhë në ditët që vijnë. Në ditët që vijnë- la ai që të nënkuptohej- do të ketë një Revolucion Demokratik, jo më si në vitin 1996 kur Gramoz Ruçi i PS u detyrua të largohet nga vendi ‘i veshur me fustan’. Nuk do të jetë si atëherë- tha Berisha- duke nënkuptuar se ishte shumë e thjeshtë atëherë.
Zoti Berisha, në emër të protestuesve për votë të lirë dhe kthimin e shtetit nga ‘narkoshtet’ në shtet të qytetarëve, kujtoi edhe kohët e hershme të kryeministrit Rama. Në tin 1991, kur Demokracia përmbyste komunizmin, Rama- si djalë i Bllokut komunist, u mor në ‘prehër’ nga ushtria dhe policia e kohës. Berisha, is ish- lider i Lëvizjes Demokratike antikomuniste dhe si ish- president i Republikës, sot përdori ‘arkivën’ e tij ku ndodhet i regjistruar edhe ky fakt: Në vitin ’91 Edi Ramën e strehuan në blinde dhe e nxorën nga Tirana drejt tuneleve të Zall Herrit. Berisha e kujtoi ‘Zall Herrin’ si simbol të kohëve të ndryshuara. Sot nuk mund të ketë më ‘fshehje’ të bijve të Byrosë së diktaturës.
Në mënyrë të drejtpërdrejtë, lideri demokrat, Berisha, i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mos guxojë të bëjë zgjedhje farsë në 18 qershor, ndryshe do të ‘kesh fundin fatal’- tha Berisha në publik.
Të gjithë aktorët po luajnë me ‘kartën e fundit’.
Kryeministri Rama po luan me zëvendësimin e komisarëve të Policisë me qëllim që të zgjedhë besnikë në momentin e fundit. Është gati të ‘shesë’ edhe disa ministra që nuk i quan besnikë. Aktualisht po përdor taktikën e largimit nga Tirana me pretekst ‘punë partie’, por që ka për qëllim që të fshehë vendndodhjen. Surreli do të jetë jo vendbanimi i tij gjatë periudhës që njerëzit janë egërsuar kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit. Strategjia më e largët e Ramës është tensionimi i situatës në Ballkan. Në Shkup, sipas dëshmive nga shteti maqedonas, ka futur ‘fitilat’ e tij që lidhen me George Soros. Në Beograd ka lidhur një marrëveshje me presidentin e ri Vuçiç për një Treg të Përbashkët Shqipëri- Serbi pa Kosovë. Në Kosovë ka lëshuar ‘brezin’ e idesë së Shqipërisë së madhe, duke menduar se kosovarët e hanë propagandën kaq shpejt. Ka dështuar vetëm me lirimin e Ramush Haradinajt, të cilin nuk e kishte menduar. Kthimi i Haradinajt në Kosovë mund të prishë planet e përbashkëta Thaçi- Rama që të krijojnë luftë ballkanike për të shpëtuar veten.
Opozita e angazhuar në protestën ‘për jetë a vdekje’ ka ndërtuar strategjinë e saj. Opozita është ‘për jetë a vdekje’ sepse zgjedhjet ‘nën këtë qeveri’ janë të vjedhura dhe të manipuluara me qëllim që të vritet opozita dhe qeveria e grupimit ish- komunist të instalojë monizmin politik. Opozita nuk do ta lejojë qeverinë që të zhvillojë zgjedhje farsë më 18 qershor, dhe as të ketë zgjedhje fasadë në Kavajë. Sot liderët e opozitës në rajone ajnë mbledhur në Tiranë ku kanë dorëzuar planin e rezistencës në Kavajë.
Aktorët e tjerë të Teatrit të rezistencës për rivendosjen e Demokracisë:
Kryetari i Kuvendit që është edhe aleat në qeverisje me kryeministrin Rama, ka një tjetër vizion për situatën. Ai ka deklaruar se nuk mund të shkojë në zgjedhje fasadë, pa opozitën. Ai e di sa e rrezikshme dhe eksploduese mund të kthehet një situatë e tillë. Pëerpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqësore po shtrihen që nga qeveria te opozita dhe nga Kuvendi te Presidenti i Republikës. Vetë presidenti i Republikës po bën përpjekje, por pa praninë e kryeministrit. Kryetari i Opozitës Basha është pjesë e përpjekjeve.
Çshtja është se sa do të funksionojnë të gjitha për të mos provuar Çadrën se sa ‘e qetë’ është.
/Veritas.com.al/