Raportuesi i Shqipërisë në PE Andreas Schieder, në një konferencë për mediet sot në 30 janar u pyet nëse Shqipërisë i duhet një qeveri teknike.

Schieder u shpreh se Tirana ka bërë hapa madhorë në negociata. Ai deklaroi se maxhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë sa më shumë, me qëllim që të përafrojnë legjislacionin me atë të BE-së dhe që këto ligje të gjejnë zbatim edhe në përditshmëri. Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për molotovë, por për argumente sa më të mira për të ardhmen e vendit.

Raportuesi i Shqipërisë në PE, Andreas Schieder: Sigurisht që unë mund të kem një mendim për shumë gjëra. E rëndësishme është që si politikan ti ke idetë e tua, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional. Unë qëndroj këtu si raportues në Parlamentin Europian. Ne si Parlament Europian mendojmë se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë hap përpara. Të mos banalizohet gjithçka, të luftohet fort me argumente të forta aty ku duhet. Kjo vlen dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Të mos merremi me molotovë. Mbi 90 përqind e shqiptarëve e duan BE-në, është vend i bashkuar. Bashkëpunimi brenda vendit po ecën mirë në disa çështje. Të përmirësohet kultura politike. Shqipëria ka pasur ecuri madhore në negociata. Tirana do të nisë të mbyllë kapituj e do jetë pararojë për zgjerimin. Legjislacioni si ai i BE-së duhet të jetë, që t’i afrohemi standardeve të Bashkimit Europian. Edhe pas miratimit të legjislacionit, ka goxha punë për të bërë.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *