Koment nga: TCH

Në Hagë ndodhen drejtuesit kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë thërritur prej kësaj gjykate pas akuzave të ngritura ndaj tyre, akuza që përfshijnë dhjetëra vrasje të kryera si një grup i strukturuar kriminal.

Kjo nuk është hera e parë që UÇK dhe liderët e saj janë përballur me akuza dhe përbaltje dhe jo vetëm nga shteti serb.
Në vitin 2011 kur Kosova kishte pak vite që shpalli pavarësinë, ishte senatori zviceran  Dik Marty i cili hartoi një raport dhe një rezolutë për në Këshillin e Evropës, ku ngriti akuza të rënda për vrasje dhe për ekzistencën e një spitali brenda territorit shqiptar ku- sippas raportit Dik Marty- ‘serbë dhe jo vetëm, të kapur rob, iu merreshin organet’për t’u shitur.

Dick Marty akuzonte UÇK-në si organizatore të trafikut të organeve. Raporti i tij problematik në fakt ngriti një hije dhe hodhi baltë ndaj luftës së Kosovës.

Senatori e paraqiti këtë raport në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku ishin prezent dhe anetare disa vende europiane, edhe Shqipëria. Delegacioni shqiptar në këtë asamble përbëhej nga ish kryeministri Berisha, deputeti demokrat dhe ish numri dy i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali si dhe dy deputetët Damian Gjiknuri nga opozita dhe Shpëtim Idrizi.

Në  raportin e Dik Marty thuhet se deputeti i PD, përfaqësuesi i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali votoi pro raportit. Ndërsa Shpëtim Idrizi dhe Damian Gjiknuri ishin mes deputetëve që votuan kundër. Vetë kryeministri Berisha nuk morri pjesë në këtë votim dhe u zëvendësua nga deputeti i PD, Kastriot Islami pa të drejtë vote. Por Rusmali, një nga drejtuesit e delegacionit, përfaqësues i qeverisë së Berishës, dhe deputet i PD dha votën e tij pro raportit të Dick Marty që akuzonte se UÇK kishte ngritur burgje ilegale dhe iu merrte organet e trupit të burgosurve, serbë e shqiptarë.

VERITAS.COM.AL