Rreth 50 mijë protestuan për dëbimin e gjyqtarit te antikorrupsionit

Luciano Gulli 

Kur i kane numëruar (ne rritje, sigurisht), të njëjtët drejtues të shërbimeve rumune të sigurimit të brendshëm trashegimtare të famëkeqit Sekuritat të Nicolae Çausheskut, diktatorit – duhej të pranonin se ishin të paktën pesëdhjetë mijë.

Shtatëmije prej tyre ishin nisur kastile për Bukuresht nga Gjermania, Italia dhe Spanja, për tja u kenduar qartë,atyre të qeverisë, duke protestuar në rrugë për shkarkimin, miratuar nga Gjykata Kushtetuese, te prokurores antikorrupsion Laura Codruta Kovesi, një simbol i luftës kundër tanxhenteve. Një lëvizje, kjo e qeverisë, e përjetuar nga turma si një përpjekje për ti mbyllur gojen hetimit mbi folene e krimbave që Kovesi po zbulonte. Përfundoi në rrahje, natyrisht, me policinë që ka bërë përdorim te gjerë të spray urtikant dhe gaz lotsjellës,me armatim te posacem duke goditur me shkopinj gome më të irrituarit. Përleshje te dhunshme me hedhje gurësh dhe shishesh nga ana e turmes e cila u pasua nga ajo që presidenti i Republikës, Klaus Johanis,e ka përcaktuar si “një reagim i tepruar.” Fjalë që sheshi i ka lexuar si një lloj inkurajimi, duke premtuar se do të gjendeshin sërish në shesh mbreme natën. Me qëllimin e shprehur në mënyrë eksplicite për të hedhur në erë tryezën e qeverisë duke ndezur një përplasje institucionale që vlon prej muajsh nën hi.

“Tubimi” ishte organizuar me kujdes nëpërmjet internetit në mesin e rumunëve që jetojne jashtë vendit, që një vlerësim i Bankës Botërore llogarit midis 3 dhe 5 milion. “Emigrantët” ekonomike, kryesisht të detyruar të largohen nga një vend që pavarësisht potencialit te tij ekonomik është tkurrur nga një sistem i qeverisjes bazuar nga korrupsioni dhe mungesa e mundësise, sidomos për të rinjtë e pajisur me një nivel të mesëm-të lartë të arsimit. “Hajdutë, banditë, dorëheqje”, thërrisnin pesëdhjetëmijë kundër ekzekutivit  socialdemokrat te zonjes Viorica Dancila, e cila në muajt e fundit tashmë kishte fituar një mungese popullariteti të gjerë për vullnetin e saj te shprehur  (marrë padyshim për të qetësuar “Donaldin”, apo presidentin e SHBA ) për të lëvizur ambasadën rumune në Izrael në Jeruzalem. Sic ka bere Donald Trump,tamam.Manifestimi te premten kishte të gjitha karakteristikat per tu zhvilluar  në mënyrë paqësore, derisa disa duzina te bllokut të zi (infiltruar në mënyrë specifike për të krijuar “rastin”, thonë protestuesit) janë përpjekur për të thyer  kordonët e sigurisë. Një provokim, në qoftë se kjo do te zbulohet,ja arriti  me sukses , me 440 të plagosur dhe te mavijosur nga dhuna e agjentëve apo thithjes se gazit , ndërsa 23 policë u plagosën nga hedhjet e gurëve dhe shisheve.

Protestat popullore tani ngjajne se janë të destinuara të përforcojnë krahun e hekurt institucional ne veprim që nga pranvera e vonë, kur Ministri i Drejtësisë i qeverise  Dancila Tudorel Toader,shkarkoi prokuroren e antikorrupsionit Kovesi, e lavdëruar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian për punën e saj. Dëbimi i prokurores dhe përpjekjet e përsëritura për të dobësuar gjyqësorin në muajt e fundit jane ndjekur nga protesta që shpërthyen dimrin e kaluar, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga një tjetër Social Demokrat, nje fare Grindeanu , kishte avokuar një ligj që parashikonte dekriminalizimin e abuzimit me detyrën dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin. Protestat e dyqind mijë rumunëve çuan athere në tërheqjen e ligjeve dhe mosbesimin e kryeministrit. Tani vihet ne skene akti i dytë i dramës .

Veritas.com,al