-Qeveria e formuar nga dy partitë anti -establishment ‘Lëvizja Pesë Yjet’ dhe partia e krahut të djathtë ‘League’ do të drejtohet nga Giuseppe Conte-

Presidenti i Italisë i ka dhënë bekimin koalicionit të qeverisë së re populiste në Romë, që do të drejtohet nga Giuseppe Conte, një politikan i sapo ardhur në politikë, që do të shërbejë si kryeministër i ardhshëm.

Ngjitja virtuale e profesorit të panjohur të ligjeve drejt ‘Palazzo Chigi’, i cili do të drejtojë qeverinë që është arnuar nga dy  rivalët e partive populiste dhe anti-establishment ‘Lëvizja Pesë Yjet’ (M5S) dhe partia e krahut të djahtë ‘League’ – përfaqëson një zhvillim të paprecent në një nga ekonomitë më të mëdha të Europës.

Vendimi i marrë nga Sergio Mattarella, president i Italisë, për tí dhënë zotit Conte një mandat për formimin e qeverisë, pavarësisht nga çështjet e minutës së fundit rreth kredencialeve akademike të profesorit, do të thotë se atij i jepet pushteti për të zgjedhur ministrat për qeverinë e re, e cila mund të betohet në ditët e ardhshme.

“Unë jam i vetëdijshëm për konfirmimin e pozitave ndërkombëtare dhe Europiane të Italisë”, tha Conte në fjalimin e tij të parë para kombit të Mërkurën në mbrëmje. “Unë propozoj që të jem avokat mbrojtës për popullin Italian””  Ai mbajti një fjalim të shkurtër para kamerave në pallatin presidencial menjëherë pas një takimi prej dy orësh me presidentin Mattarella.

Veritas.com.al/