(FOTO: Theresa May dhe Donald Trump- Arkiv)/

Theresa May, kryeministre e Britanisë, zyrtarisht ka kundërshtuar peticionin që bën thirrje që Presdienti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të privohet nga vizita e planifikuar shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Peticioni i publikuar online ka grumbulluar rreth 1.8 milion firma; megjithatë qeveria ka  dhënë një përgjigje zyrtare të Martën në mëngjes, ku thotë se “e konsideron qëndrimin e fortë” të firmëtarëve, por zotit Trump do t’i ofrohet “vizita e një kortezhe të plotë shtetërore”.

/Veritas.com.al/