Nga Chris Tomlinson
BUDAPEST, Hungari — Në një intervistë ekskluzive me Breitbart në Londër, zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltán Kovács foli rreth kandidatit presidencial Republikan, Donald Trump dhe si Hungaria është ndjerë e abandonuar nga administrata e Obamës.
Zoti Kovács u oyet se cili kandidat ai dhe qeveria e tij, shikojnë si më favorit për Hungarinë dhe për trajtimin e krizës së emigracionit, që aktualisht po ndikon mbi Europë dhe Amerikë, së bashku.
“Përsa i përket emigracionit, i cili duket se është sfida më akute me të cilën përballohemi, është përfundimisht e vërtetë se zoti Trump dhe filozofia konservatore e emigracionit është shumë më e afërt me ne”, tha ai, duke shtuar: “Është bazike që të prezantojmë atë çfarë ne mendojmë rreth krizës. Prandaj them se në këtë kuptim: Trump!”.
Zoti Kovács ishte i shpejtë në shpjegimin se ai dhe qeveria e tij në Hungari nuk mund të mbështesin njërin kandidat ose tjetrin, njërën sjellje politike ose tjetrën, sepse nuk mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e një kombi sovran”.
“Por pa treguar mbështetje, është shumë shpejt, dhe ne nuk kemi bërë kurrë këtë gjë”, tha ai. “Para një zgjedhjeje, do të ishte shumë e pasjellshme që të bësh ndonjë gjë si kjo (të mbështesësh njërin ose tjetrin kandidat- Veritas); aq më shumë që kemi të bëjmë me një nga aleatët më të rëndësishëm dhe partnerët më strategjikë në glob”.
Sidoqoftë, Kovács aludoi se nuk kishte qenë aq i kënaqur me pesë vitet e fundit të administratës së Obamës në raport me Hungarinë dhe rajonin e Europës Qëndrore.