(FOTO: Pamje nga salla ku po zhvillohet greva e urisë në Zharr, Fier)
Që prej 6 ditësh, banorët e Zharrësit kanë nisur një grevë urie kundër punimeve të kompanisë ‘Bankers Petroleum” në Fier. As qeveria dhe administrata shtetërore, as media, nuk është ndjerë rreth ngjarjes. Por as kisha katolike dhe kisha ortodokse nuk thanë asnjë fjalë gjatë meshës së Krishtlindjeve rreth disa njerëzve në Zharrës që po luftojnë me vdekjen.
Gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve është rënduar, pasi më herët kishin refuzuar ndihmën mjekësore. Grevistët Qani Rreli dhe Andi Koroveshaj janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grevistët dhe gjithë banorët e zonës të përfaqësuar nga grevistët e urisë, kërkojnë që të ndërpritet aktiviteti i kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” dhe të hetohet zbatimi i kontratës.
Tjetër kërkesë e banorëve është edhe të dëmshpërblehen për dëmtimet që kanë pësuar banesat nga dridhjet e tokës që shkaktojnë gërmimet e kompanisë.
/Veritas.com.al/