Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej 3 vitesh.
Lajmi është bërë i ditur nga burimet nga Kryeministria, të cilat thanë se paraqitur dorëheqjen ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edomd Haxhinasto.
Vetë kryeministri Rama ka bërë një shënim ku “falënderon ministrin Haxhinasto”. Ky është ministër që i ëprket pjesës së aleatit në qeverisje, Partisë së Ilir Metës ose LSI. Kjo është hera e parë që, siç mësohet, ministri i LSI e paraqet dorëheqjen te kryeministri që është edhe kryetar i Partisë Socialiste. Në raste të tjera dorëheqjen e ministrave të LSI janë paraqitur te kreu i LSI. Mund të ketë vëzhgues që i japin kuotim këtij fakti.
Vetë Haxhinasto ka deklaruar se e jep dorëheqjen nga qeveria sepse do t’u dedikohet disa punëve politike në Parti, pasi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare po afrohen
Ka zëra se në vend të Haxhinastos, në krye të dikasterit të transportve do të vihet Sokol Dervishi, një zyrtar partie i afërt me kryetarin e LSI, Meta. Sot për sot ky kryen detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme
Haxhinasto është ministri i dytë i dorëhequr në qeverinë Rama, pas Nasip Naços, ish ministër i Drejtësisë. Të dy janë përfaqësues të LSI-së.
Pas dorëheqjes së Ministrit Haxhinasto ka reaguar ish-kryeministri Berisha. Ai ka shkruar në Facebook se “me largimin e Haxhinastos, Edi Rama kërkon të lajë duart si Ponc Pilati, të mbulojë dështimin e tij. Infrastruktura ishte motori i zhvillimit të vendit. Pasi ka shpenzuar 2.1 miliardë dollarë, Edi Rama nuk është në gjendje që të u tregojë shqiptarëve një vepër të bërë nga ai”.
Më poshtë, zoti Berisha shkruan: “Me largimin e Haxhinastos, Rama nuk mund të mbulojë vjedhjen prej miliardash që ka mbushur xhepat e Edit, Olsit (vëllai i kryeministrit- shënim i Veritas), etj.”.
(Veritas.com.al)