( FOTO: Jarosław Kaczyński, kryetar i Partisë “Ligj dhe Drejtësi“)/
Kryetari i Partisë që qeveris, Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jarosław Kaczyński ka pranuar se injoron kërcënimet e Bashkimit Europian dhe veton e presidentit polak Andrzej Duda duke ecur përpara me reformën shumë të diskutueshme në Drejtësi që ka shkaktuar protesta në gjithë vendin.
Zoti Kaczyński tha se reforma e diskutueshme, që parashikon emërimin e anëtarëve të Gjykatës Supreme nga partia që qeveris, do të vazhdojë pavarësisht nga përplasjet e forta nga Bashkimi Europian dhe veto e propozuar nga presidenti Duda.
Ai tha se Duda ka bërë “gabim shumë serioz” në komentet e tij të para publike, kur tha se mund të përdorë veton në anulimin e Reformës në Drejtësi.
“Kjo do të thotë se reforma do të ëbhet, një reformë radikale… reformat pjesore nuk mund të ndryshojnë asgjë”, tha Kaczyński për televizionin Polak “Trwam”.
Veritas.com.al/