“Irani tani është në gjendje lufte”. Kështu deklaroi Ministria iraniane e Inteligjencës pas lëshimit të qindra raketave në qiellin izraelit, duke paralajmëruar se Teherani do të përballet me vendet që mbështesin Izraelin.

Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80 përqind e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat izraelite.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se “nuk janë në dijeni” për ndonjë lëndim nga sulmi, i cili u nis në orët e fundit.

Ndërkaq, Presidenti i SHBA, Joe Biden udhëzoi ushtrinë amerikane që të ndihmonte Izraelin për të rrëzuar raketat e Iranit.

Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris ndodhen në Shtëpinë e Bardhë dhe po monitorojnë sulmin iranian kundër Izraelit.

Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit.

Shtatë persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.