Qytetarët e Vlorës dhe Orikumit janë futur me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit, njofton Hashtag.

Ata iu kërkojnë kryebashkiakut Dritan Leli që të dëmshpërblejë pronat dhe shtëpitë që u ka prishur.

‘Na dëmshpërbleni shtëpitë e prishura’, ‘Duam punë!’, ‘Duam ujë!’, ‘Duam rrugë’, – thërrisnin qytetarët brenda sallës ku po zhcvillohej mbledhja e këshillit bashkiak.

Mbledhja është shoqëruar me tensione të larta dhe policia ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë sallës qytetarët e revoltuar.

Kryebashkiaku Dritan Leli nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme që drejtohej prej zëvendësit të tij.

Veritas.com.al/