Në Bulevardin e Madh të Tiranës po zhvillohet një protestë e mijëra qytetarëve kundër ligjit të qeverisë për importimin e plehrave; por ekranet televizive të vendit nuk kanë asnjë kamera këtu. Të gjithë janë drejtuar në sallën e një mbledhjeje të Partisë- shtet që qeveris. Atje bëhet parada e sukseseve të qeverisë. Mediat po përdoren de po tërhiqen zvarrë nga pushteti. Lajmi për grevën kundër importimit të mediave është “fshirë” nga syri i mediave.

Pushteti, siç është thënë shpesh herë, i ka lidhur mediat pas vetes me shumë mënyra, por sidomos me mënyra korruptive të privilegjeve ndaj pronarëve. Rasti i protestës qytetare dëshmon se media është plotësisht në prehër të pushtetit.

Manovrën për të braktisur protestën e qytetarëve, kryeministri Rama dhe prnarët e mediave e kishin ndërtuar së bashku. Në momentin e nisjes së protestës, kryeministri  do të niste fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së, kamerat do të drejtoheshin mbi portretin dhe fjalimin e “udhëheqësit tëmadh”.

Të gjitha televizionet që japin lajme 24 orë kanë vendosur që të transmetojnë fjalimin e Edi Ramës  i cili ka folur për arritjet e qeverisë së tij në rritjen ekonomisë, në universitete, në bujqësi etj.