Mbërrijnë në Tiranë anëtarë të Kongresit amerikan. Me anë të një njoftimi në rrjetin e saj social Twitter, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka thënë se kishte mikrpitur në Tiranë 3 anëtarë të Kongresit Amerikan me të cilët do të diskutoheshin tema të rëndësishme sipas saj.
Kim bën thirrje që qytetarët të jenë gati pasi ditën e nesërme do të jepeshin më shumë detaje pasi do të mbaheshin takime me drejtuesit e Shqipërisë, ku nënkuptohen krerët e shtetit. Nuk dihet nëse anëtarët e Kongresit do të kenë ndonjë deklaratë për të bërë sa i përket shpalljes ‘non-grata” nga DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha por kjo mbetet për t’u parë gjatë ditës së nesërme.
VERITAS.COM.AL