BERLIN (AP) – Një statujë e artë e Presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ishte instaluar në një festival artistik, motoja e të cilit është “Lajme te këqija”, është hequr pasi autoritetet në qytetin gjerman te Wiesbadenit thanë se po bëhej një problem për sigurinë.

Agjencia e lajmeve dpa njoftoi se skulptura prej 4 metrash që përshkruan Erdoganin me krahun e djathtë të ngritur duke evokuar statujën e Sadam Huseinit rrëzuar nga forcat amerikane në Irak, u hoq pas mesnate në qendër te qytetit.

Që nga ngritja e saj të hënën, autoritetet thanë se ishte bërë një magnet për fjalimet pro dhe kundër Erdogan dhe provokoi konflikt.

Drejtori i Teatrit Shtetëror te Wiesbadenit Uwe Eric Laufenberg ka mbrojtur ketë debat si qëllim te vendosjes se statujës, duke thënë “ne shfaqëm statujën për të diskutuar Erdoganin”.
Ai tha “në një demokraci, duhet të tolerojmë të gjitha opinionet”.

Veritas.com.al/