Rahul Gandhi ka dhënë dorëheqjen si lider i opozitës kryesore të Indisë në Kongresin e partisë së tij, duke i dhënë fund spekulimeve të javës.
Në letrën e dorëheqjes, të cilën e postoi në Twitter ditën e Mërkurë, ai mori përgjegjësinë për humbjen e partisë në zgjedhjet e fundit.
Ai e kishte njoftuar gjithashtu mendimin për të dhënë dorëheqjen, por liderët e partisë shpresonin s edo t’i ndryshonin mendje.
Babai i zotit Gandhi, gjyshja dhe gjyshi i tij kanë qenë të gjithë kryeministra.
Në letër ai shtoi se ndërsa nuk ksihte ‘asnjë inat apo pakënaqësi’ ndaj partisë qeverisëse Bharatiya Janata Party (BJP), “çdo qelizë në trupin tim kundërshton idenë e tyre mbi Indinë, e cila siç tha është e bazuar në diferencën e urrejtjes.
Veritas.com.al/