Po vazhdon me dyer të mbyllura mbledhja e kryesisë së PD-së, ku mësohet se ka pasur debate të shumta mes grupit anti-Basha dhe pjesës tjetër të anëtarëve.

Siç bëhet e ditur, anëtarët e grupit anti-Basha kanë bërë që në fillim disa kërkesa, por që janë rrëzuar me votim të hapur. Për këto kërkesa kanë votuar vetëm 11 anëtarë pro.

Anëtari i kryesisë, Jamambër Malltezi ka kërkuar në mbledhje që të bëhet analiza e humbjes, kërkesë që është hedhur poshtë.

“Të bëhet analiza e humbjes së zgjedhjeve. Është qesharak ky proces kaq i shpejtë”, është shprehur ai.

Më pas Malltezi ka dhënë mendimin e tij edhe për kandidaturat e dala, duke i quajtur si ‘qesharake’.

Veritas.com.al/