(FOTO: Grupi Carl Vinson është i shoqëruar nga anije të tjera luftarake)./
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka urdhëruar grupin luftarak detar që të zhvendoset drejt gadishullit të Koresë së Veriut. Kjo ndodh mes shqetësimit në rritje rreth programit raketor të Koresë së Veriut.
Grupi luftarak “Carl Vinson” përbëhet nga transportues avionësh luftarak dhe anije të tjera lufte.
Komanda Amerikane e Pacifikut e përshkroi këtë lëvizje drejt Pacifikut Perëndimor si një masë të menduar për ta mbajtur në gatishmëri të rajonit.
Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara është përgatiur për të vepruar i vetëm kundër kërcënimit bërthamor të Koresë së Veirut.
/Veritas.com.al/