Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në lidhje me akuzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Suli iu përgjigj thirrjes së dytë nga SPAK. Ndërsa hynte në ambjentet e Prokurorisë së Posacme Suli nuk ka ndaluar të flasë për mediat.
Pas daljes nga SPAK, ai tha shkurtimisht për mediat: “Ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Do të vij sa herë të më thërrasin”.
SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike./