TIRANË–  Akuzave se Partia Socialiste ka nisur një komplot kundër Reformës në Drejtësi, kryeministri Edi Rama iu përgjigj prerazi, duke mohuar çdo përpjekje për kapjen e institucioneve të drejtësisë së re përmes komisionit “Xhafaj”.

“Ambicia jonë është ta ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin, natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot, kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje”, tha Rama.

Në sy të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian e SHBA, kreu i qeverisë tha se Reforma në Drejtësi është produkt i vullnetit të PS, ndërsa i garantoi se çdo ndërhyrje në reformë nuk do të ndodhë pa bekimin ndërkombëtar.

“Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e të cilës nuk e garanton as ambasada e shba a s e be, por e garanton ps që është forca e shumicës qeverisëse. nëse duhet të bëhemi anëtar të BE e duhet të ndërhyhet, cdo prekje e ref në drejtësi në funksion të detyrave të antarësimit duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA”, tha Rama.

U kujdes të sqaronte se komisioni “Xhafaj” e ka qëllimin gjetkë, jo tek prekja e drejtësisë, por tek integrimi Evropian, të cilin Rama përsëriti ambicien se vendi duhet të anëtarësohet brenda 2030.

“Pse ne u hodhëm të parët dhe thamë që duhet ky komisioni i posaçëm? Ne u hodhëm në këtë process sepse ne jemi shumë të vetëdijshëm që mangësitë që ka shqipëria sot nën qevverisjen tonë janë më të mëdha se ata që na akuzojnë ne, ne e masim problemin dhe magesitë me BE dhe shohim një hendek që duhet mbyllur”, vijoi Rama.

Mungesës së dialogut me opozitën, e cila ka refuzuar edhe pjeswmarrjen në komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, i dha këtë përgjigje.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *