Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës që punojnë në kompjuter dhe që shërbimet që ofrojnë mund të merren edhe online, do të punojnë nga shtëpia.

Ky është urdhri i dalë nga mbledhja e qeverisë ditën e sotme kundër përhapjes së koronavirusit.

Për sa i përket pjesës tjetër, Kryeministri Rama tha se çdo punonjës në administratë që duhet të kujdeset për fëmijët do të marrë leje.

“Nga nesër do të çojmë në shtëpi të gjithë administratën që punon me kompjuter. Për këtë arsye nga nesër nuk do të japim shërbime për të gjitha aplikimet online. Shërbimi i “adisës” do të mbyllet. Ato do të merren online. Shpresojmë që në disa javë kurba do të përmirësohet. Për këtë arsye ne të gjithë prindërve që kanë fëmijët në moshën e çerdhes dhe që nuk janë në këtë pjesë të administratës do ti japim leje” tha Rama.

VERITAS.COM.AL/