Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tentativën për një sulm me dron të mbushur me eksplozivë në aeroportin Leipzig/Halle, në Gjermani.

Rama e ka konsideruar këtë ngjarje si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shprehur solidaritetin e tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Qeverinë e Gjermanisë dhe popullin gjerman.

Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane.

Solidaritet i plotë me mikun tim @_FriedrichMerz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim.

Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar”, ka shkruar Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *