Mëngjes ‘lufte’ mes presidentit dhe kryeministrit, luftë me fjalë. Ndërsa Meta zgjedh fjalë ‘serioze’ të periudhës së bolshevizmit se ‘asnjë fuqi në botë nuk mund ta shantazhojë presidentin’; Rama i përgjigjet me nivelin e zakonshëm të gjuhës së gazetës ‘KJ’ kur shkruante editoriale.
Edi Rama iu ka bërë thirrje lexuesve të Metës që të mos e marrin seriozisht, pasi mund të ketë mbetur jashtë ‘shtëpisë’, sepse doktoresha e shkencave ( nënkupto Monikën), i ka vjedhur ‘çelësin’, dmth password-in e postës elektronike.
Ja si shkruan Rama:
“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit për te marre armët, ngaqë s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani,” shkruan Rama
Veritas.com.al/