Rama: Si jeni? Afrohuni se më keni luajt mendsh! Rruga e Torovicës, rruga e Torovicës. Po tani? Kishin 20 vjet pa rrugë…

Banorët: 25.

Rama: 25 dakord, 20 kam numëruar unë. 25 vjet pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën. Këtu ishte për të kaluar me tank, ta bëjmë tamam. Do fillojmë Shëngjin-Velipojën, do ketë dhe Shëngjin-Velipoja një lidhje. Do bëjmë edhe Milot-Balldren.

Banorët: Ti do na i bësh, kush do na i bëjë tjetër.

Rama: Po ti do na i bësh, apo thuaj ti do na i bësh ty do të mbysim.

Banorët: Jo, jo nuk do të mbysim.

Rama: Në fakt ashtu është, s’ke ça bën. Se kush punon kritikohet se kush s’punon s’ke çfarë t’i thuash.

Banorët: Ishalla përfundon. Se nuk na besohet.

Rama: Ishalla nuk zënë rrugën se për të përfunduar do përfundohet. Unë në mes të rrugës nuk i lë rrugët, mos ki merak. Çfarë t’i bëjmë rrugët që i kanë lënë në mes të rrugës. Për Krishtlindje do jetë gati, nga fillimi deri në fund.

Biseda është zhvilluar sot pradite, gjatë një ceremonie të shkurtër për nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës së Torovicës. Rruga e Toroviscës, e abandonuar prej tre dekadash, ishte kthyer në një ‘hall të madh’ për banorët. Ajo ishte bërë e pakalueshme, por njëkohësisht edhe shumë e rrezikshme për shkak të rënies së shkëmbinjve ku kan humbur jetën disa kalimtarë.

Rruga që po rikonstruktohet është e gjatë 18.2 km dhe lidh tre fshatra mes tyre dhe me Shkodrën e Lezhën. Punimet kapin vlerën e rreth 390 milion lekëve të reja. Në bashkëbisedim me banorët, Rama tha se rruga do të përfundojë për Krishtlindje.

Veritas.com.al/