(Foto: Oliver Varhelyi me kryeministrin Rama)
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka vizituar bashkë me kryeministrin Edi Rama By pass e Vlorës, një investim ky i mbështetur nga Banka Europiane dhe Bashkimi Europian.
Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi kanë komentuar nga Vlora zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me votimin e propozimit francez, për integrimin në BE. Komisioneri Varhelyi u shpreh shpresë plotë se do të ketë një përgjigje pozitive. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se nëse do të ketë një përgjigje negative, që të nesërmen, do të kërkojë ndarjen e procesit të integrimit drejt BE-së, nga dosja bullgare-maqedonase.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u ndal të procesi i integrimit në BE, ku tha se presim të shohim dritën jeshile për negociatat. Nga ana tjetër komisioneri Varhelyi, shprehu edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
BY-PASS i Vlorës, një vepër rreth 29 km e gjatë, është financim i BERZH-it i Bankës Eurapiane të Investimeve dhe i Bashkimit Europian.
Punimet në këtë vepër do të vazhdojnë me disa detaje të mbetura pa përfunduar, por të cilat nuk shkaktojnë probleme apo bllokim të trafikut. By-pass i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.
Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. By-pass redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.