![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/02/672-378-1709113177xedi-rama-volodymyr-zelensky-tirane13-261-1.jpg)
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ceremonia e firmosjes së traktatit erdhi pas takimit kokë më kokë të kreut të qeverisë me presidentin ukrainas në Kryeministri.
Para nënshkrimit të traktatit, Volodymyr Zelensky i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.
“Në vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetej i dorëzohet “Princi Jaroslav i Urti”, kryeministrit Edi Rama nga presidenti Zelensky”, u tha gjatë ceremonisë së vlerësimit.