
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik.
Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raporton se takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin Durrësit.
Referuar burimeve, gazetarja shton se fokusi i kësaj mbledhjes do jetë te turizmi, por dhe aksionet e fundit për lirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshëm nga subjekte tregtare.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve të largojnë barrierat vetë, pasi do përballen me pasoja ligjore.
Komente