Kryeministri Edi Rama mbylli vizitën e tij në Dibër në një mënyrë të pazakontë.

I shoqëruar nga muzika e vallet në sfond, Rama i ka rënë edhe vetë daulles me rastin e inaugurimit të rrugës Maqellarë-Peshkopi, shkruan A2.

“Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër”, shkruan Rama në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Dibër – Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim????.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *