![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/06/rama-filxhani-1-770x431.jpg)
Gjatë një bisede me votues në Tiranë, kryeministri Rama i është kthyer ironisë me ‘filxhanin e fallxhores’.
Ndërsa diskutoi me banorët të njësisë nr. 2 në kafen e mëngjesit, kryeministri Edi Rama, mori ta shohë vetë ‘ fatin’ në filxhanin e kafesë që piu.
Gjesti u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, të cilëve Rama ua ktheu: ‘Qesh ti qesh … Po, na mbyti kafja turke, na griu’ , ndërsa lexoi më pas filxhanin :
“Janë dy rrugë që bashkohen këtu, o teta me dyshin o.. ja shihe i sheh dy rrugët si bashkohen ecin paralel e bashkohen në fund mbetet një hi pas. Është me kokë lart, me pikë poshtë. O zot o zot” tha Rama, ndërsa ‘ngeci’ në interpretimin e filxhanit, për të cilën tha se është zotësi e kryetares së LSI-së.
“Po unë piktor jam, me zhgarravina merrem gjithë ditën. Puna është ta interpretosh; unë s’di Monika e interpreton. Mirë ju lashë…Filxhanin e pamë, jemi për rrugë. Kemi 2 rrugë sot edhe…Në fund për mirë dalin.” përfundoi Rama.
Veritas.com.al/