Harta e re gjyqësore nuk do të ketë asnjë ndryshim! Pavarësisht kontestimit nga ana e avokatëve, kryeministri Edi Rama ua ka bërë ta qartë që të mos e vazhdojnë bojkotin e seancave gjyqësore dhe të masave të sigurisë pasi nuk do të fitojnë asgjë.
“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Besojnë se me qeverinë që unë drejtoj nuk mund të flitet me gjuhën e bojkoteve të shfaqjeve të kokëfortësisë. Ne këtu jemi kush ka diçka për të ndarë e ka të thjeshtë, të na kërkojë të ulemi të flasim. Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Të bojkotojnë sa duhan, nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe kaluarës së vet. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Harta është ajo, është konsultuar gjatë, e dakordësuar dhe kush i bie ndesh është në të drejtën e vet, por pengammrja e qytetarëve për të bërë qeverinë të ndryshojë qëndrim është i pamoralshëm, e shëmtuar dhe padobishme. S’ka asnjë shanc të ketë sukses”, tha Rama.