Pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apendisitit, kryeministri Rama i është kthyer aktiviteteve elektorale dhe i pari është në Kamëz.

Rama tha se apendisiti i tij erdhi në një moment kur kemi për të hequr një apendisit më të rëndësishëm, që është apendisiti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilëve nuk i përmendi

Faleminderit për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes timë për të hequr apendisitin.

Apendisiti im erdhi në një moment kur kemi një tjetër apendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është apendisiti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend” tha Rama.

Rama tha se mes shumë opsioneve për të bërë një takim të parë pas operacionit, zgjodhi Rakip Sulin, pasi sipas tij Suli është pasqyra me kuptimplotë e fjalës “Rilindje”.

Duke luftuar me mjekët për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund i mora një takim jashtë zyre dhe shpie dhe mes shumë opsioneve thash do shkoj te Rakip Suli në Kamëz, sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës, Rilindje.

Mendova që do marrë dhe unë pak nga rilindja juaj, për të rilindur me shpejtësi për të hequr apendisitin e 14 Majit.

Rakipi me tha që fonia është e ulët, njerëz ka më shumë se çmendohej, unë dua të kërkoj, nuk e di a realizohet se ndër të tjera kam qenë edhe mërzitur shumë nga disa kritike me buzë shumë të holla në Tiranë që janë mërzitur me tallavanë tonë.

Sikur të ishin njerëz që dëgjonin Bet’hovenin do ja falja, por janë ata që degjojnë gjithë ditën Saliun. Më vendosni pak Tit Vullkanin tonë” tha ndër të tjera kryeministri.